40 mln euro ndihmë – Tërmeti, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e goditura

Qeveria italiane ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme të emergjencës në zonat e goditura nga tërmeti i një ditë më parë në Italinë Qëndrore. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar dhënia e fondit prej 40 milionë euro në ndihmë të komunave të dëmtuara nga ky tërmet. Kryeministri italian Matteo Renzi ka vizituar pasditen e sotme qytezat më të prekura të kësaj tragjedie natyrore ku është takuar me banorët e zonës e me përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes Civile e të Kryqit të Kuq. “Tërmeti po na vë përballë një prove të vështirë, por Italia është e fortë e ne nuk do t’i vetëm qytetarët, do t’ja dalim”, ka deklaruar Kryeministri italian gjatë vizitës në komunën e Kamerinos, një nga më të dëmtuarat nga ky tërmet. “Duhet një ndërhyrje strukturore për të ndihmuar zonat e dëmtuara e këtë fakt duhet t’ja shpjegojmë qartë Italisë dhe Europës. Do të kërkojmë nga Parlamenti të përshpejtojë miratimin e dekretit ndaj zonave të tërmetit, për të pasur burimet dhe instrumentet e duhura në përballimin sa më efikas të situatës.” Gjithashtu Kryeministri italian është shprehur kundër ngritjes së kampeve me tenda, për të strehuar personat e mbetur pa shtëpi nga shëmbjet. “Jemi në muajin tetor ,tha ai, në prag dimri e ideja e strehimit të banorëve në tenda nuk duhet të ekzistojë. Do të nisim sa më shpejt ristrukturimin, e për momentin banorët do të strehohen në hotele e sruktura të përshtatshme në territorin përreth.” Prej natës së djeshme e deri më sot në rajonet e Marke, Umbria e Lacio janë rregjistruar rreth 150 lëkundje tërmeti. 4 prej tyre mjaf të forta si ajo e orës 19.10 e një ditë më parë e shkallës 5.4, në orën 21.18 një lëkundje më e fortë në shkallën 5.9, në orë 23.42 minuta në shkallën 4.6 e në orën 10. 21 minuta të paradites së sotme në shkallën 4.4 ballë. Qindra banorë të rreth 20 komunave në rajonin Marke e Umbria kanë kaluar natën në rrugë. Komunat më të goditura nga tërmeti janë Visso, Castel Sant Angelo, Ussito, Camerino Preci etj. Zyra e Mbrojtjes Civile ka informuar se janë regjistruar 8 persona të plagosur e një person 74 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një krize infarkti në zemër. Tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe në Romë e gjatë natës është evakuuar godina e Ministrisë së Jashtme italiane.

Artikulli paraprakI VRANE BABANE NE SPITAL,HISTORIA E SHIPTARIT QE U ARRATIS NGA BURGU
Artikulli tjetërSTERVITJA SHQIPTARO-AMERIKANE,”ÇLIROHEN”PENGJET NE TIRANE