Bashkimi Evropian do të ndajë një miliard euro për të ndihmuar në rindërtimin e Turqisë pas tërmeteve shkatërruese.
Lajmi u bë me dije edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në hapjen e konferencës ndërkombëtare të donatorëve. Konferencë kjo e realizuar për mbështetje pas tërmetit shkatërrues që goditi muajin e kaluar, Turqinë dhe Sirinë.
Von der Leyen gjithashtu kujtoi se më shumë 50 mijë njerëz humbën jetën nga tërmeti në Turqi dhe Sirinë fqinje, teksa shtoi se ishte fatkeqësia më e madhe natyrore në rajon në vitet e fundit.