Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 13 shkurti do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së tërmetit në kufirin turko-sirian. Në një status në Facebook, Rama shprehet se ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë; “do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”. Tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkaktuar mbi 23 mijë viktima e mijëra të plagosur. Ekipet e kërkim shpëtimit, vijojnë operacionit për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në rrënoja se i pasojë e tërmetit.

NJOFTIMI:

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë

foto galeri

Artikulli paraprakBULLIZMI, RAPORTI: SHTOHET GJUHA E URREJTJES NDAJ FËMIJËVE PËRMES INTERNETIT NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërTËRMETI KATASTROFIK NË TURQI DHE SIRI/ NUMRI I VIKTIMAVE MË I LARTË SE …