Kompanitë kineze në Shqipëri kanë ardhur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti I 26 nëntorit duke dhuruar 2 milionë euro ndihma. Ambasada kineze në Tiranë dha njoftimin përmes një postimi në Twitter.

Në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama me ambasadorët e huaj në Tiranë, ambasadori Zhou Ding konfirmoi gatishmërinë e qeverisë kineze për të ndihmuar Shqipërinë. Ai tha se:“Pas tërmetit ekipi kinez i shpëtimit ishte i gatshëm të vinte, por Kina është larg”, duke shtuar se:”Nëse keni nevojë ne do të vijmë”.

Lidhur me donacionet në para, ambasadori kinez tha se shpreson që të mbërrijnë sa më parë nëpërmjet Kryqit të Kuq. Ai bëri të ditur se dy kompanitë kineze në Shqipëri kanë dhuruar 2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti.

Më tej ambasadori Zhou Ding u shpreh se ambasada që drejton do të punojë ngushtësisht me ekipin e ministrit Cuçi, duke shtuar se “Nëse pala shqiptare ka ndonjë listë me kërkesa, nevoja për pajisje, apo logjistikë ta njoftojë ”.

Kryeministri Rama falenderoi ambasadorin kinez për ndihmën e menjëhershme.

Ndërkohë media shqiptare njoftoi se dy studentë kinezë në Shqipëri kanë dhënë kontributin e tyre duke iu bashkuar grupeve vullnetare për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Ata kanë ndihmuar në transportimin dhe shpërndarjen e ndihmave, duke theksuar se ndihma në këto ditë të vështira vlen shumë .

Numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 51 ndërsa mbi 900 ishte numri I të plagosurve.

Artikulli paraprak(THENIA E DITES) RAMA-KRYEBASHKIAKËVE: S’KA LEKË PËR MAKINA, GJENI KALË
Artikulli tjetërTËRMETI, MILIONA EURO PËR SHQIPËRINË