Nga tërmeti 5.4 i shkallës rihtër në verilindje të Vermoshit ka pasur disa demë të lehta. Sipas të dhënave pranë Institutin e Gjeoshkencave Rexhep Koçi tha se dëmet kanë qenë kryesisht në zonën e Plavës në territorin e Malit të Zi, por edhe në disa fshatra shqiptare Ka disa dëme të lehta në Plavë, ndërsa në territorin tonë me aq sa kemi marrë informacion nga emergjencat civile banorët kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë fort, dhe kanë raportuar për disa plasaritje në këto godina dhe jo dëme të rënda.
Tërmeti i sotëm nuk ishte i paralajmëruar, sepse sipas tij përpara goditjeve me këtë forcë, regjistrohen lëkundje të tjera. Ngjarjet sizmike gjithmonë shoqërohen me pas goditje, ka raste që shoqërohen me para goditje, por kjo e sotmja, nuk ka pasur paragoditje, pastaj ka pasur edhe disa të tjera por kanë qenë me magnitudë më të ulët 2.5-2.5 kanë qenë rreth 15 aq sa kemi identifikuar ne.