Britania ka shprehur solidaritetin e saj ndaj Marokut, i cili u godit nga tërmet me magnitudë 7 ballë, ku për pasojë kanë humbur jetën mbi 1000 njerëz. Lideri britanik, Rishi Sunak dhe sekretari i Jashtëm, James Cleverly, u shprehën se Britania do të ndihmojë Marokun ‘në cfarëdo mënyre që të mundet’.

“Tërmeti në Marok është një lajm shkatërrues. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë miqtë tanë marokenë në çfarëdo mënyre që mundemi”, tha Cleverly.

Gjithashtu, kryeministri Rishi Sunak, në një postim në Twitter shprehu se: Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm në Marok mbrëmë.

Artikulli paraprakSANDËR RUÇI HAP RADION ONLINE “ESENCË”
Artikulli tjetër‘DUHET TË RISHIKOHEN HARTAT’, PËRMBYTJET NË GREQI, SEKRETARI AKADEMIK: ATË QË PAMË NË VERËN E 2023