Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se administrata e tij po punon ngushtë me Turqinë në ndihmë të menaxhimit të situatës pas tërmetit të sotëm ka shkaktuar deri tani më shumë se 2300 viktima dhe mijëra të plagosur.

Ai ka autorizuar një reagim të menjëhershëm të SHBA-së, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë do të sjellë kjo. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ai tha: “Ekipet tona po vendosen shpejt për të filluar të mbështesin përpjekjet turke të kërkim-shpëtimit dhe të adresojnë nevojat e të lënduarve dhe të zhvendosurve nga tërmeti”.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar gjithashtu ndihmë për Turqinë, duke thënë se do të dërgojë 76 specialistë dhe pajisje shpëtimi.

Artikulli paraprakTËRMETI NË KUFIRIN TURQI-SIRI, SHQIPËRIA NIS NJË MISION SOLIDARITETI, 53 PERSONEL MJEKËSOR…
Artikulli tjetërGREQIA SOLIDARIZOHET ME TURQINË PAS TËRMETIT APOKALIPTIK, DËRGON EKIPIN E NDIHMËS