Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Turqinë Juglindore në kufi me Sirinë, ku mbi 600 persona kanë mbetur të vdekur.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”, shkruan Begaj.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT/ KTHJELLIME, POR TEMPERATURA NËN 0 GRADË C
Artikulli tjetërTËRMETI 7.9 BALLË NË TURQI, REAGON XHAÇKA: JEMI TË GATSHËM PËR NDIHMË