Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur ngushëllim për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti që ra mëngjesin e ditës së sotme.
Përmes një reagim, Ambasada e SHBA shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë për të kaluar këtë situatë të rëndë.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.”-reagimi i SHBA.