Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari: Keto fatkeqesi kombetare me te cilat perballemi jane momente reflektimi per tja ditur faleminderit Zotit per miresine qe na ka begatuar.
Ti lutemi Zotit qe te na ktheje ne rrugen e tij dore pas dore dhe te kthehemi nga dora e Zotit sepse po shohim se njerezit po hutohen drejt miradive te botes duke kujtuar se po gjejne miresine e perjetshme
Gjithçka qe vjen nga Zoti dhe shume fillimisht e njohin e me pas e mohojne ate. Ata jane te pabese qe e mohojne dhe i kthen shpinen.
Jemi te ftuar te ngrihemi sa te kemi mundesi te punojme kunder te keqes dhe te punojme per te miren dhe te ecim dore per dore sic e deshmuan shqiptaret ne keto dite te veshtira qe u treguan nje komb fisnik.
I pame vellezerit nga Kosova qe na u gjenden prane tek vellezerit e tyre sepse ne dite te veshtira gjurmohet zemra e njeriut. Shqiptaret e deshmuan veten se e duan te mire. Asht prerje ne bese qe shqiptari te largohet nga toka e tij sepse Zoti ka dhene gjithe te mirat dhe shqiptaret treguan dashurine e tyre per njeri tjetrin
Sa e sa njerëz vuajne ne realitetet shqiptare, sa e sa njerez nuk kane buke per te ngrene dhe kjo si pasoje e keqadministrimin me miresite e Zotit. Shqiperia eshte vend i vogel me
pasuri perrallore por qe zvogelohet dita dita, ketu nuk ka lufte, nuk ka vullkane dhe asgje dhe perse te largohen njerezit dhe perse te shkojne tek e keqja, perse te jemi si vendi i cilesuar per kanabis e krime. Thirrja e Zotit eshte te shkojme tek e mira.
Eshte momenti per te kerkuar falje dhe per te ngritur duart drejt Zotit dhe Zoti te kete meshire per ne dhe te lutemi qe kete shfaqje terheqje vemendje per ne te jene momente reflektimi per ne.
Zoti le te na mbaje ne kete rruge dhe te mos shkojme ne rrugen qe nuk duhen. Te lutemi per viktimat e termetit qe iken nga kjo bote dhe te lutemi qe te zbutet dhimbja per ata qe shpetuan dhe familjet e tyre.
Falenderojme Zotin per harmonine e besimit, per harmonine kombetare dhe per gjithe ata qe Zoti i ka udhezuar duke treguar vullnetin dhe bashkepunimin e ndihmen ndaj njeri-tjetrit. I lutemi Zotit te na ruaj nga termetet, nga fatkeqesite nga zjarret dhe Zoti le te na ruaj nga te gjitha fatkeqesite.
Dua t’ju ftoj qe solidarizimi vazhdon edhe ne ditet e sotme per te ndihmuar te prekurit nga termeti. Do te mbledhim te ardhura nga ata qe kane mundesi dhe shtabi i myftinise vazhdon punen duke iu gjendur prane dhe vijon mbledhja e ndihmave.
Ata qe dhurojne perpara se ta nxjerrin nga xhepi qofte edhe nje cent ka mberritur ne doren e Zotit. Falenderojme gjithe qytetaret musliman dhe jo vetem, krejt fqinjet tane dhe gjitha vendet qe na ndihmuan, Zotit ia shperblefte dhe te lutemi qe fatkeqesi te tilla te kete sa me pak sepse jemi te dobet.