Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda, që është kryetare e shtabit të Emergjencave për Durrësin në një prononcim nga qyteti bregdetar u shpreh janë 22 objekte që duhet të shemben. Ajo theksoi se gjithsej janë 176 objekte të dëmtuara, por pjesa tjetër pritet që të marrin certifikimin nëse do të riparohen apo do të klasifikohen si përfundimisht të pabanueshme për t’u shembur.
“Ky shtab nën kujdesin e qeverisë u ngrit si masë e shtuar. Është caktuar edhe një ministër i plotfuqishëm për Durrësin, që është Çuçi. Ditët e para ka qenë mbyllja e operacionit të kërkim shpëtimit me 46 viktima në Durrës dhe Thumanë. Akomodimi ka qenë pjesa tjetër. Ne jemi në tre struktura 625 banorë të strehuar. Në Durrës kemi edhe psikologë për t’u ndenjur njerëzve afër dhe mjedise rekreacioni për fëmijët. 22 janë objektet që duhet të prishen, kanë filluar që dje shembjet, kanë vijuar edhe sot.
Deri tani 200 shtëpi dhe 85 kopshte janë verifikuar. U bëj thirrje qytetarëve, bizneseve dhe të tjerëve drejtohuni te qendra kombëtare operacionale me staf të plotë me numra telefoni në dispozicion për ndihmat. Pallate të dëmtuara, numat ndryshojnë, janë mbi 176, por deri tani që duhen shembur 22. Pjesa tjetër do të vlerësohen për riparim” tha Voda