Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë ka goditur ditën e sotme Filipinet ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 5 persona. Viktimat thuhet se kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një super marketi.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë njoftoi se tërmeti ka rënë rreth orës orës 17 të pasdites, me orën lokale dhe epiqendra ishte qyteza e Castillejos, në provincën e Zambales.

Ndërkohë ne rrjet po qarkullon një video e pabesueshme ku shihet një gradaçel në Manila e cila është lëkundur aq fortë, sa uji i një pishinë sipër ndërtesës gjigante është derdhur jashtë

Për shkak të vendndodhjes në të ashtuquajturin “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, Filipinet ndeshen shpesh me tërmete dhe shpërthime vullkanike, si pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike.

Artikulli paraprakPËRFUNDON TAKIMI “THEMELUES”, PATOZI: S’FSHEHIM GJË, DO T’I MËSONI NESËR!
Artikulli tjetërSOT REGJISTROHET ‘BINDJA DEMOKRATIKE’, PATOZI KRYETAR