Tërmeti, ar e miliona euro në rrënojat e një shtëpie në Pescara del Tronto
Ar, bizhuteri dhe miliona euro u gjetën më 3 shtator, në një shtëpi në Pescara del Tronto, në komunën e Arquata. Thesari u gjet në hapsirat boshe të mureve prej guri në një prej shtëpive të rrënuara nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë qendrore. Në këtë shtëpi kanë jetuar një çift të moshuarish, të cilët nuk i kanë mbijetuar tërmetit. Trashëgimtarët e çiftit kërkojnë të marrin thesarin por policia ka konfiskuar thesarin pasi sipas tyre është vjedhur nga çifti i të moshurve. Sakaq trashëgimtarët do të kërkojnë të drejtën e tyre për të pasur thesarin si pjesë e pasurisë së tyre. Sipas mediave italiane numri i viktimave që goditi Italinë më 24 gusht ka arritur në 297, pasi 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë ë plagëve të marra