Tërmeti në Itali, Renzi i kërkon BE-së 4 miliardë euro

Tërmeti që vrau 297 persona në Italinë Qendrore muajin e kaluar ka shkaktuar një dëm prej 4 miliardë euro. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri italian Mateo Renzi, i cili ka kërkuar që shpenzimet e tërmetit të përjashtohen nga limitet e deficitit buxhetor të Bashkimit Europian. Megjithatë, ai nuk e ka bërë të qartë nësë këto kosto do të përfshijnë vetëm ndihmat për rikonstruktimin emergjent të qytetëve të prekura apo edhe një projekt më të gjerë për të rritur rezistëncën e ndërtesave ndaj lëkundjeve sizmike. “Ne po kërkojmë një minimum prej katër miliardë euro”, tha Renzi për gazetarët në vlerësimin e tij të parë të dëmeve të tërmetit të 24 gushtit. Ai tha se të gjitha paratë e përdoruara për ndërtimin e shkollave provizore pas tërmetit do të përjashtohen nga pakti i stabilitetit me Bashkimin Europian, i cili përcakton kufijtë e defiçitit për anëtarët e bllokut. Tashmë mbetet për tu parë se si do të reagojë Komisioni Europian me këtë qasje të Renzit. Qeveria italaine do të publikojë parashikimet e reja të rritjes ekonomike javën e ardhshme, ku pritet të rrisë ndjeshëm objektivin për 2017. Nga ana tjetër brukseli thotë se i ka shënë shumë fleksibilitet italaisë me buxhetin gjatë viteve të fundit dhe shprehet i shqetësuar në lidhje me paaftësinë e Romës për të ulur borxhin e saj publik, më i larti në Eurozonë pas Greqisë. Renzi ka insistuar për rregulla më të zbutura fiskale nga ana e bashkimit europian, duke akuzuar unionin se politikat e tyre shtrënguese kanë dështuar.

Artikulli paraprakHETIM “MARREVESHJEVE TE NDALUARA “PER SIGURACIONET E AUTOMJETEVE
Artikulli tjetërMALI I ZI TERHEQ NGA TREGU FJALORIN ME FJALE FYESE PER SHQIPTARET