Kryeministri Edi Rama ka telefonuar presidentin dhe kryeministrin e Kroacisë pas tërmetit të fortë që goditi sot vendin duke lënë pas shkatërrime, viktima e të plagosur.

Rama thotë me një postim në “Twitter” se Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj.

“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç& Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë”, shkruan Rama në “Twitter”.

Artikulli paraprak“ABUZIM ME PUSHTETIN”, PD DENONCON DEPUTETIN SOCIALIST: 13.9 MLN EURO PËRFITIME NGA TENDERAT E ARRSH-SË
Artikulli tjetërSËRISH MOT I PAQËNDRUESHËM ME VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU, JA PARASHIKIMI PËR SOT