Një lëkundje sizmike u regjistrua mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.

Tërmeti 3 Rihter nuk shkaktoi dëme materiale, por vetëm frikë te një pjesë e banorëve që e ndjenë, pasi magnituda ishte e vogël. “Ishte një drithërimë dhe kaq, nuk zgjati shumë” tha një banor për mediat.

Ky është tërmeti i dytë që “shkund” Shqipërinë brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, që shkaktoi dëme të vogla.

Artikulli paraprakKY VEND ËSHTË “PARAJSA” E PENSIONISTËVE
Artikulli tjetërBRUKSELI THIRRJE SPAK-UT: KAPNI “PESHQIT E MËDHENJ”