Mediat e huaja shkruajnë se edhe shteti i Egjiptit ka ndihmuar Shqipërinë për tërmetin e 26 nëntorit, që goditi vendin ballkanik.

Ministria e Jashtme egjiptiane ka informuar se Tiranës zyrtare i janë dërguar ndihma, kryesisht mjekësore. Ndihma, e ofruar nga Agjencia Egjiptiane e Partneritetit për Zhvillim, iu dorëzua palës shqiptare nga ambasada egjiptiane në Tiranë.

Deklarata vuri në dukje se Egjipti i dha Shqipërisë këtë dërgesë ndihme për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe njerëzit të kapërcejnë efektet negative dhe sfidat humanitare të shkaktuara nga tërmeti.

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Righter goditi Shqipërinë, më 26 nëntor, duke lënë më shumë se 50 njerëz të vdekur dhe dhjetëra ndërtesa, apartamente dhe hotele të rrënuara në qytetin portual të Durrësit dhe Thumanë.

Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT/ FLUKS NË KAPSHTICË PËR KRISHTLINDJET, JA SA SHTETAS HYNË NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërINFO PLUS – 25.12.2019