Këshilli bashkiak i Shkodrës në mbledhjen e radhës miratoi 30 mijë euro si ndihmë për tërmetin në Turqi. Këshilltari Arbis Vjerdha tha se Turqia në këto moment nuk ka nevojë për këto 30 mijë euro por për forcë punëtore duke kundërshtuar nënkryetarin e bashkisë Tonin Dedaj.
Debati për ndihmën e bashkisë Shkodër për tërmetin në Turqi mes këshilltarit Vjerdha vijoi edhe me socialistët.
Pavarësisht debateve, këshilli bashkiak miratoi fondin prej 30 mijë euro si ndihmë që bashkia Shkodër do t’i dërgojë Turqisë si shenjë solidariteti për tërmetin që shkaktoi mijëra viktima.