Qentë janë kafshët e trajnuara për të gjetur njerëzit nën rrënoja, por kësaj radhe ka qenë një mace që ka shpëtuar jetë njerëzish pas më shumë se një jave nga tërmeti i tmerrhëm që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.
Një nënë me dy fëmijët e saj si edhe dhe një foshnjë janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit në Turqi falë një maceje. Një video e publikuar në rrjete sociale tregon se si një mace çon ekipin e shpëtimit drejt banesës së dëmtuar që ishin njerëzit dhe ata ia kanë dalë t’i nxjerrin të gjallë nga rrënojat të tre personat e gjetur.
Kujtojme se, numri i viktimave që goditi Turqinë dhe Sirinë i ka kaluar 42 mijë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat rreth 10 mijë vetë.
https://twitter.com/577_abidullah/status/1626124276695764995?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1626124276695764995%7Ctwgr%5Ee232e402a25b28534829cf7ff08d316dd45b6279%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fmbi-41-mije-te-vdekur-nga-termetet-shkaterrimtare-ne-turqi-dhe-siri-nena-dhe-dy-femijet-nxirren-nga-rrenojat-pas-me-shume-se-228-oresh