Zelanda e Re, tërmeti 7.5 ballë shkakton tsunam me dallgë 2 m

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter ka goditur sot Zelandën e Re. Epiqendra e tërmetit ka qenë në veri të qytetit Christchurch, ndërsa ka shkaktuar edhe një tsunam dallgët e të cilit kanë arritur deri në 2 m të larta. Vala e parë mbërriti në ishullin Kaikoura, në jug, rreth orës 2 të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar se valët e tsunamit do të përhapen edhe në ishujt Chatham, ndërsa njerëzit në bregun lindor të vendit janë urdhëruar të lënë shtëpitë e tyre për disa orë. Lëkundjet e të tërmetit janë ndjerë në të gjithë vendin, ndërsa goditja e radhës e fortë ishte ajo në qytetin Wellington me 6.2 ballë. Ndërsa 10 minuta më vonë, një tërmet 4.9 ballë goditi pjesën veriore të ishullit. Menjëherë pas tërmetit, përgjatë bregdetit janë dëgjuar sirelat e alarmit të tsunamit, të cilat paralajmëruan njerëzit që të evakuohen nga zona për të shmangur viktimat.

Artikulli paraprakAVIONI I LINJES TIRANE-MYNIH GODITET NGA RRUFEJA,BEN ULJE TE DETYRUAR.NUK KA TE LENDUAR
Artikulli tjetërNJE MUAJ PARABURGIM PER KOSOVARET E DYSHUAR PER TERRORIZEM