Tërmeti i datës 26 nëntor që përshkroi vendin tonë, nuk ka kursyer as institucionet e kulturës. Muzeu Historik Kombëtar mbyllet pas një urdhëri të dhënë nga Ministria e Kulturës. Ndonëse, nuk është bërë asgjë publik asnjë njoftim paraprakisht, puna gjatë këtyre 20 ditëve, edhe frekuentimi i këtij institucioni nga artdashësit ka vazhduar normalisht.

Madje, edhe gjatë ditës së sotme, fëmijët e një prej shkollave 9-vjeçare në Durrës, kishin ardhur për ta vizituar, për të kaluar traumat e tërmetit.

Mësuesit të gjendur të papërgatitur, vazhdonin që të pyesnin, se ku mund që t’i çojnë fëmijët për të kaluar disa orë argëtimi. Derisa, një nga punonjësit e institucionit me dyer të mbyllua i sqaron, se muzeu do të hapet vetëm kur të bëhet riparimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Muzeu Historik Kombëtar është inauguruar në vitin 1981. Në pavijonet e tij ekspozohen rreth 5000 objekte, nga mijëvjeçari IV-t para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Artikulli paraprakRAMA KOMENTON PROTESTËN E GAZETARËVE: ATA JANË SHKELËS TË SE DREJTËS, NËSE DO JETONIN NË GJERMANI DO ISHIN ME BORXHE!
Artikulli tjetërRAMA: SHPIFJA SËRISH NË GJYKATË, MUA NUK DO MË SHIHNI NË DYERT E AMA-S