Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durrës dhe në Fushë Krujë duke rikthyer frikën dhe panikun te qytetarët.

Një pjesë e njerëzve në qytetet që u ndjenë lëkundjet kanë dalë me shpejtësi në rrugë nga frika. Në muajin e fundit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që la 51 viktima dheqindra të plagosur pasgoditjet kanë vijuar.

Kryetari në detyrë i bashkisë së Vorës, Gent Picari ka reaguar në lidhje me lëkundjet sizmike që goditën Vorën pasditen e kësaj të enjteje. Picari ka thënë se fatmirësisht nga lëkundjet nuk është shkaktuar asnjë dëm. Ai ka shtuar se edhe në banesat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nentorit nuk ka patur agravim të situatës.

“Normalisht ishim në mbledhje për të kaluar bonusin e qiras. U ndje ishte i konsiderueshëm. Jemi në terren dhe kemi dalë por fatmirësisht nuk kemi asnjë dëm. Nuk janë agravuar dëmet që kishim më parë. Në këtë minuta të para nuk raportohet për dëme të gjithë punonjësit nuk raportojnë për dëmtime.

Duhet të theksojmë se shumë banorë nuk janë në pallate për faktin se janë në banesa me qira. Me kalimin e kohës presim që njerëzit të qetësohen me kalimin e kohës.” tha kryetari në detyrë i bashkisë së Vorës.

Dridhjet e tërmetit pasditen e sotme kanë rikthyer frikën te qytetarët në Tiranë, Durrës dhe në Fushë Krujë.

Artikulli paraprakPPE PER PAKETËN ANTI-SHPIFJE: KTHIM SERIOZ PRAPA, FRENON LIRINË E MEDIAS DHE TË DREJTËN E INFORMACIONIT
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET NË PUNË MINATORI