Mbrëmjen e sotme në orën 21:15 minuta është regjistruar një lëkundje e fortë tërmeti, ndërsa është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Fushë Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë por edhe deri në Maqedoni.
IGJEUM njofton se tërmeti ishte me madnitude 4.8 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq.
Lëkundja sizmike mbrëmjen e sotme zgjati disa sekonda. Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik në zonën e Durrësit, të cilat kanë dalë në rrugë. Ende nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet.
Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që godet sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas 26 nëntorit të 26 nëntorit që ishte 6.4 ballë dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale.
IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti që goditi Durrësin mbrëmjen e sotme ishte me magnitudë 4.8 ballë me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq. Sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen deme.
Edhe në Fushë Krujë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, qytetarët kanë dalë nga shtëpitë. Në frikë dhe panik pas lëkundjeve banorët kanë dalë në rrugë të tmerruar. Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe materiale.
Tërmeti i pak minutave më parë me epiqendër në Hamallaj, ka shkaktuar panik tek qytetarët. Nga frika dhe paniku qytetarët kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.