Dy prokuroritë e rretheve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Krujë, kanë vendosur të nisin veprimet hetimore për të nxjerë shkaqet dhe njerëzit përgjegjës, për ndërtimet e dobëta të ndërtuara në Krujë dhe Durrës. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga dy prokuroritë respektive, ku në këtë çështje veprimet e para në terren dhe administrimin e dokumentacionit, po e kryen policia e Durrësit. “…qëllimi i këtij hetimi është për të parë nivelin e ndërtimit, respektimin e planit fillestar të projektit të objektit.
Respektimi i cilësisë së ndërtimeve duke filluar nga trashësia e kolonave dhe mureve mbushës. Njëherësh në planin e këtij hetimi, do të analizohen lejet e miratuara nga bashkitë apo komunat, nëse janë miratuar sipas kritereve urbanistike dhe nëse këto leje kanë qënë ok, si janë zbatuar ato në teren gjatë ndërtimit të objektit.
Është një hetim i gjërë, teknik dhe që do kohën e vet për të dalë në konkluzjone, pasi do verifikohen dhe vërtetësia e akteve kolauduese të këtyre objekteve,sepse kemi dyshime të forta se këto akte janë të falsifikuara…”-tha një prokuror i rrethit të Durrësit. Më tej në fokus të hetimit do jetë dhe verifikimi në terren i kateve shtesë, duke shkelur kështu jo vetëm kriteret e lartësisë të miratuara në bashki, por edhe duke falsifikuar projektin dhe aktin kolaudues përfundimtar të banesës.
Në shumë prej pamjeve themelet e ndërtimit të banesave private nuk janë respektuar lartësitë, gjerësitë dhe themelet janë mes ngushticave janë shprehur specialistë të ndryshëm. Mbi këto themele ngrihet 1 kat, pastaj dy e derisa shkon ne 4 dhe 5 kate.
Fotot e tjera satelitore tregojne si u rrit në vite hotel “Mira Mare” në Durrës. Kjo tragjedi natyrore, pritet të sjellë revulucion në ndërtim dhe ti jepet fund këtyre themeleve të pasigurta dhe hapi i parë është ky hetim nga prokuroritë e Durrësit dhe Krujës.