Zv-kryeministri Erjon Braçe tregoi eksperiencën e tij se si e përjetoi tërmetin që ra ditën e shtunë, me magnitudë 5.8.
Braçe tha se ndodhej në shtëpi me vajzën e tij dhe përballë një pallati i cili ishte në ndërtim e sipër. Braçe tha se reagimin e parë e kisha ndaj punëtorit që po punonte në pallatin përballë.
“Reagimi i parë ishte ndaj punëtorit përballë. I thashë mbahu. Pastaj ishte me vajzën time sepse me atë isha në shtëpi. Ajo kishte lexuar në internet dhe qëndroi poshtë derës”- tha Braçe.