Mëngjesin e kësaj të marte edhe qyteti I Shkodrës është I tronditur nga lëkundjet e tërmetit 6.4 ballë me epiqendër 32 km larg qytetit të Durrësit. Qytetarët shkodranë tregojnë se I kanë kaluar me shumë frikë momentet gjatë lëkundjeve të tërmetit, kryesisht gjatë orës 4 dhe 7 të mëngjesit.
Një pjesë e tyre tregojnë se kanë dalë jashtë sapo kanë ndjerë lëkundjet e para, ndërkohë që pjesa tjetër në pamundësi për të zbriur nga katet e pallateve kanë qëndruara në shtëpi tregojën qytetarët.
Në qytetin e Shkodrës janë shënuar disa lëkundje më të lehta pas tërmetit të rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës. Ndërkohë mësohet se dëmet më të mëdha janë regjistruar në njësitë administrative.