Një tërmet i fuqishëm shkundi Qipron mbrëmjen e sotme. Lëkundja sizmike u raportua se kishte magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter. Shërbimi vendas dhe Instituti Euro-mesdhetar njoftuan se ka ndodhur mbrëmjen e sotme (24 dhjetor), në orën 20:22, në zonën detare pranë Qipros.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 31 kilometra në perëndim të Paphos, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 11 kilometra, informon media.
Nuk ka të dhëna për dëme materiale dhe të lënduar deri tani. Të shtunën tërmeti goditi edhe Patran në Greqi, me forcë 4,9 ballë, teksa pati dëme materiale dhe panik te qytetarët.