Edhe pse të lehta, lëkundjet e tërmeteve në Shqipëri ndodhin thuajse çdo ditë. Ditën e djeshme një tërmet mesatar ka rënë në zonën e Malësisë së Madhe rreth orës 19:51
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Koplikut.Tërmeti ka qenë i shkallës 2.8 ballësh i shkallës rihter. Epiqendra ishte në Malësinë e Madhe, lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Koplikut dhe rrethinat e tij deri në kufi me Shkodrën
. Lëkundja konsiderohet e lehtë dhe nuk ka shkaktuar dëme. Ky është termeti i dytë që regjistrohet në harkun kohor të 7 muajve në Malësinë e Madhe.
Një tërmeti 5.4 i shkallës rihtër në verilindje të Vermoshit në muajin Prill të këtij viti shkaktoi dëmtime të lehta. Dëmet ishin qenë kryesisht në zonën e Plavës në territorin e Malit të Zi, por edhe në disa fshatra shqiptarë