Lajmi për dëmet e shumta të tërmetit që goditi sot Shqipërinë ka bërë jehonë edhe në mediat e shumta ndërkombëtare.

Gazetat italiane ‘La Repubblica’, ‘La Stampa’, prestigjozet amerikane dhe britanike CNN, BBC e shumë të tjera shkruajnë për fatkeqësinë natyrore që goditi sot vendin tonë.

Euronews në titull kryesor të lajmit shkruan se “Shqiptarët reagojnë ndaj tërmetit më të fuqishëm në dekadat e fundit”.

Tabolidi britanik “Dailymail” shkruan për disa persona të vdekur nga tërmeti i fuqishëm.

Tërmeti është raportuar edhe nga mediat greke.

Sipas mediave italiane, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në pjesën jugore të Italisë në Puglia, Basilicata, Campania, Abruzzo dhe Napoli.

Artikulli paraprakTËRMETET ME VIKTIMA NË SHQIPËRI, PRESIDENTI I PE: EVROPA ËSHTË ME JU
Artikulli tjetërTERMETI, 2 TE PLAGOSUR NE SPITALIN E SHKODRES