Të paktën 3 persona në ditë të cilët janë prekur nga tërmeti dhe janë strehuar në Shkodër kërkojnë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës. Sipas mjekes së urgjencës Koleta Suma, pjesa më e madhe e pacientëve shfaqin simptoma të ftohjes për shkak se kanë qëndruar jashtë prej disa ditësh.
Ndërkohë, e pyetur për fluksin e vizitave nga qytetarët shkodranë, mjekja Suma tregon se në urgjencë brenda një dite marrin shërbim rreth 70 persona të tjerë me simptoma të gripit apo virozave të stinës.
Ky fillim dhjetori, për shkak të uljes së temperaturave po ashtu edhe të të strehuarve që janë vendsour në qytetin e Shkodrës ka krijuar rradhë të gjata pritjeje në urgjencën e spitalit të Shkodrës, duke bërë që I gjithë stafi I mjekëve të jetë në gatishmëri në pjesën më të madhe të ditës.