Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 8700 persona. Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Konkretisht numri i viktimave ka arritur në 8,764 persona, nga të cilët 2,530 në veri të Sirisë. Ndërsa dhjetëra mijëra persona kanë mbetur të plagosur në Turqi dhe Siri.

Por llogaritja nuk është aspak përfundimtare, sepse në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të magnitudës 7.9 ballë të tërmetit. Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme.

Në Turqi, mbi 11.300 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Iskenderun dhe Adiyaman. Në Siri, vendet arkeologjike janë dëmtuar dhe në veçanti mbetjet e Aleppos, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s që nga viti 2018.

Artikulli paraprakDO TË PËRMIRËSONI SITUATËN NË DASHURI, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërTËRMETI TRAGJIK, RAMA: MBËRRIN NË STAMBOLL EKIPI I DYTË I NDIHMËS NGA SHQIPËRIA