Pas Tiranës, edhe në Elbasan regjistrohen lëkundje tërmeti.

Mëngjesin e sotëm një tërmet me intensitet të ulët, me magnitudë 2.8 ballë është ndjerë nga banorët e Elbasanit. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane epiqendra e tërmetit ishte pikërisht qyteti i Elbasanit. Ndërsa tërmeti i rënë në Tiranë më 1 shtator ishte 4,2 ballë, por me epiqendër 16 km nga Vevçani i Maqedonisë. Kohët e fundit edhe Maqedonia fqinje është tronditur nga tërmetet, më i forti me magnitudë 5,2 ballë, i pasuar nga më shumë se 16 tërmete të tjerë që nga 11 shtatori. Përveç panikut e dëmeve materiale nga tërmeti u lënduan edhe 50 persona.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA DHE IMPRESIONET E TIJ PËR VERIUN E SHQIPËRIS
Artikulli tjetërRAMA NË VAU DEJËS, ANËTARËT E PS I KËRKOJNË PUNËSIM