Një tërmet i ngadaltë ka shtyrë pjesë të bregut lindor të Ishullit Verior të Zelandës së Re rreth 4 centimetra në lindje.

Sipas shkencëtarëve, lëvizja ishte e ngadaltë dhe graduale, aq sa pjesa më e madhe e njerëzve as që e kanë vënë re, megjithatë lëkundja deri më tani ka çliruar të njëjtën sasi energjie sa një tërmet me magnitudë 7.1, vetëm se në një periudhë më të gjatë.

Gjeofizikantja Laura Wallace tha se me gjasë dy tërmetet me magnitudë 4.7 që ranë pranë Waipukurau dhe Porangahau lidheshin me tërmetin e ngadaltë.

Në një tërmet të tillë, korja e tokës lëviz me centimetra përgjatë javëve që pasojnë, në vend që të plasaritet papritur në pak sekonda, siç ndodh në një tërmet normal.

Këto evente kanë qenë pararendëse të tërmeteve të fuqishme, siç ishin ato të ndodhura në kufirin e pllakave nënujore në Japoni, dy muaj para tërmetit me magnitudë 9, të Marsit të 2011-s që shkaktoi një cunami vdekjeprurës.

Wallace shpjegoi se edhe vende si Cape Kidnappers dhe Pawanui kishin nisur gjithashtu të lëviznin përgjatë javës së shkuar.

Artikulli paraprakJANAR-MARS, INVESTIMET NGA BUXHETI ULEN 12.5%, 13 MLN € MË PAK TVSH
Artikulli tjetërTRAGJIKE NË ZVICËR, SHQIPTARI GJENDET I VDEKUR NË RROTAT E TRENIT