Kaosi i krijuar nga mungesa e një terminali autobusësh në qytetin e Shkodrës do të marrë zgjidhje vetëm pas miratimit të planit të përgjithshëm vendor.

Përgjegjësi i transportit, mobilitetit dhe Sinjalistikës pranë Bashkisë Shkodër Vildan Meraja bën me dije se është akorduar një fond prej 3 mln lekësh për sinjalistikën dhe përmirësimin e trafikut. Nga ana tjetër, Meraja thotë se terminali i autobusëve duhet domosdoshmërisht të përcaktohet këtë vit. Sa i përket vendit se ku do të përcaktohert terminali, Meraja thotë se njëra prej mundësive është pranë Stacionit të Trenit, por nuk përjashtohen edhe zonat në hyrje-daljet e qytetit. Plani i përgjithshëm vendor i hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Universiteti Polis ka pasur dy afate të mëparsheme për miratim, njëri në fund të gushit dhe afati tjetër gjatë muajit nëntor 2016.

Artikulli paraprakVRAU ELEKTRIÇISTIN, AUTORI: DO DOJA TË ISHA UNË VIKTIMA
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË TEK “DOGANA”, MAKINA SHTYP PËR VDEKJE GRUAN NGA KUKËSI