NAMIK KOPLIKU KOMENTON HARTËN E RE ADMINISTRATIVE TË SHQIPËRISË .
Deputeti i partise socialiste Namik Kopliku po njekohesisht anetari i komisionit te posacem parlamentar per reformen territoriale ne nje lidhje te drejtperdrejte telefonike me studion e lajmeve te ores 14.30 ne star+ tregoi per pritshmerite dhe rezultatet qe do pasojne aplikimin e kesaj reforme. kopliku tregoi se kjo reforme megjithese ofron njesi me te medha administrimi cilesia e sherbimit per te gjithe komunitetin do te jete e njejte madje do te kete edhe permiresime. sa i takon bashkise se shkodres ajo do te kete nje shtrirje me te madhe gjeografike, nga alpet shqiptare deri ne adriatik dhe si rrjedhoje e kesaj shtrirjeje te madhe deputeti kopliku sin je nohes i mire i pushtetit local tregoi per star+ se kjo eshte nje shenje e mire per rritjen ekonomike te kesaj bashkie si me e madhja e veriut.
nderkohe per mungesen e opozites ne komisionin e posacen parlamentar i ngritur per reformen administrative-territoriale kopliku e cilesoi si nje levizje politike por jo shume e zgjuar per aq kohe sa vete opozita ka deklaruar se nuk eshte kunder realizimit dhe zbatimit te reformes territoriale madje ka sugjerimet e saj per kete ndarje prandaj ato jane te mirepritur te ndjekin ne vijim zhvillimet e ketij komisioni po njekohesisht te sjellin mendimet e sugjerimet e tyre ne te miren e reformes e gjithashtu ne te mire te popullit shqiptar.