MESI: NUK KA PATUR NJË PLANIFIKIM TË SAKTË NË KOMUNA E BASHKI PËR BUXHETIN.Reforma e re administrative – territoriale e miratuar në parlament është bërë pjesë e një diskutimi në takimin informues të realizuar nga “forumi shkodran”.
Koordinatorja e këtij projekti Senida Mesi tha se dy reformat e mëparshme e 92’ dhe 98-ës nuk kanë rezultuar pozitive.Koordinatorja Mesi thotë se fondet e dhëna nga qeveria për komunat apo bashkitë e vogla kanë bërë që këto njësi të mos kenë një planifikim të saktë të buxhetit të tyre.Qeveritë janë munduar që të bëjnë një barazi fiskale me njësitë vendore por që ka krijuar probleme duke çuar në një keqmenaxhim të parave.Sipas studimit dhe të dhënave të përgatitura nga “forumi shkodran” prtishmëritë e reformës së re territorial janë konsolidimi i 373 njësive aktuale dhe një efiçencë në administrimin e fondeve.