Një 40 vjeçar nga Tropoja është ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tij mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Policia informon se krimi u shënua rreth orës 22:10 minuta në lagjen “Partizani” pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal. Viktima Fatjon Sinani ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë policia ndaloi brenda një kohe të shkurtër njërin prej autorëve të krimit.Viktima kishte 5 vjet që ishte transferuar në Vlorë dhe prej 4 vitesh ishte i martuar. Sipas policise kane qenë dy persona që kanë marrë pjesë në vrasje dhe njëri prej tyre është ndaluar.

I ndaluari është identifikuar me inicialet N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim. Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit “Beretë”” informon policia e Vlores. Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre. Gjendet makina e braktisur- Permes nje njoftimi te mevonshëm policia informon për gjetjen e një makine të braktisur në lagjen “28 Nentori” pranë “Shtepise se Oficerave”. Makina, tip Benz 2500 me targa gjermane SNBB 220 ngjyre gri u gjet rrethorës 22:50, pra 40 minuta pas krimit dhe dyshohet se mund te jetë përdorur nga autorët që mund të kenë lidhje me krimin,

Shperthimi me eksploziv Po ne kete kohe (Ora 22: 58 ) në lagjen “15 Tetori”, autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP. Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç. Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nuk përjashtohet pista ku autorët e vrasjes mund të kenë vënë eksploziv me qëllim humbjen e gjurmëve. Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakTONIGHT – 21.06.2017
Artikulli tjetërBRUKSEL: I DYSHUARI PËR “SULM TERRORIST” ËSHTË VRARË NGA POLICIA