Një ditë më parë kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike mes tyre. Ndërkohë ambasadori i Turqisë në vendin tonë Tayar Atay komentoi këtë telefonatë mes dy drejtuesve të Shqipërisë dhe Turqisë. Ambasadori Atay tha para gazetarëve se biseda mes dy liderëve ka qenë në kuadër të bisedimeve të vazhdueshme. Diplomati turk përmendi po ashtu se në bisedën mes Ramës dhe Erdogan është përsëritur kërkesa e vazhdueshme për pastrimin e organizatës FETO në Shqipëri.

Ambasadori turk bëri të ditur se partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vijojë të përforcohet edhe pas blerjes së tre dronëve Bayraktar që vendi ynë ia bleu shtetit turk.

Njoftimin për telefonatën mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdogan e bëri të ditur Zyra e Presidencës turke duke vënë në dukje se kontaktet tregtare, ekonomike dhe ushtarake dhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohen më tej. Erdogan është ndalur edhe te rëndësia e përpjekjeve të organizatës FETO për të fituar terren në Shqipëri. Ai ka shprehur besimin e tij gjatë telefonatës me Ramën se do të vazhdojnë përpjekjet që organizata e FETO-s brenda institucioneve arsimore, mjekësore dhe fetare në Shqipëri të përfundojë.

Artikulli paraprakGILMAN LIKA: NË TË ARDHMEN DO TË DREJTOJ VLLAZNINË
Artikulli tjetërEMIGRANTËT E DAJÇIT: BOSHATISJE, LARGIMET VAZHDOJNË