Terrorizimi, Shqipëria shpall të padëshiruar ish-kryeministrin afgan
Qeveria shqiptare ka shtuar në listën e zezë të personave të lidhur me terrorizmin dhe ish kryeministrin afgan të viteve 1996-1997 Gulbuddin Hekmatyar. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë ku këtij personi aktualisht 69 vjeç i ndalohet hyrja në Shqipëri apo çdo lloj investimi apo transaksioni monetar. Emri i tij sipas vendimit dyshohet se është i lidhur me Al Kaedën organizatën terroriste të cilësuar të tillë dhe nga Kombet e Bashkuara.