Programi italian Mediaset “Le Iene Shoë” ka trajtuar në emisionin e rradhës, dramën e babait kosovar Afrim Berisha, bashkëshortja e të cilit Valbona Berisha së bashku e djalin e tyre 6 vjecar Alvin, është larguar drejt Sirisë duke iu bashkuar luftës së shtetit islamik ISIS.

Me ndihmën e në shoqërinë e gazetarit italian Luigi Pelleazza, Afrim Berisha niset drejt Turqisë ku dy kosovarë i kanë premtuar se në kontakt me shërbimet sekret turke e në shkëmbim të 250 mijë eurove do t’ia gjenë djalin e tij në Siri. Sipas hetimeve Valbona Berisha me djalin e saj 6 vjeç është larguar nga aeroporti i “Orio al Serio” i Bergamos drejt Stambollit me një fluturim të agjensisë së udhëtimit Turkish Airlines e më pas ka udhëtuar drejt Sirisë. Është lokalizuar se vendodhja e saj në Siri ka qënë në Albab, midis Aleppos e Racca e se ka ndryshuar emrin e djalit nga Alvin në Jusuf. Konvertimi në xhihadizmin islamik i Valbona Berishës ka ardhur me anë të internetit. Me ndihmën e në shoqërinë e gazetarit Luigi Peleazza, Afrim Berisha niset për herë të tretë drejt Turqisë ku e pret një ndërmjetës kosovar që në shkëmbim të 250 mijë eurove i ka premtuar ta vë në kontakt me shërbimet sekrete turke të cilët do e ndihmojnë ta gjejnë e t’ia rikthejnë djain e tij Alvin. Telekamerat e fshehura filmojnë fillimisht takimin mes tyre e ndërmjetësve kosovarë, e më pas takimin me një grup personash që pretendojnë se janë agjentë sekretë turk. Pas marrjes së të dhënave të Valbona e Alvin Berishës, “agjentët” turk me anë të disa telefonatave, konfirmojnë se ata nuk ndodhen më në Siri e se janë larguar drejt Rusisë. Kronika e gazetarit Luigi Pelleazza mbyllet duke kërkuar nga kushdo që ka miq e të afërm në Siri të shpërndajnë këtë video e të kontribojnë në gjetjen e vogëlushit tashmë 8 vjec Alvin Berisha.

Artikulli paraprakNIKA: DO TË RIKONSTRUKTOHEN ZYRAT E POSTËS, RRITJE E PERFORMANCËS
Artikulli tjetërNJËSIA RRETHINA, SËRISH AKSION PËR PASTRIMIN E MBETURINAVE