Terrorizmi, familja Italo-Shqiptare e “Lady Xhihad” në listën e zezë të OKB
U kthyen në familjen simbol të përkrahjes së terrorizmit mes Italisë e Shqipërisë, shtohen në listën e zezë të qeverisë shqiptare Aldo Kobuzi, Maria Giulia Sergio (bashkëshorte e Aldo Kobuzi), Serjola Kobuzi, Donika Çoku (Kobuzi), Dhe Baki Çoku i arrestuar në Lushnje e më pas ekstraduar në Itali. Këta shtetas u zbuluan si përkrahës e rekrutues të luftëtarëve drejt Sirisë në vitin 2015 nën operacionin e përbashkët të policisë italiane dhe asaj shqiptare koduar “Martesë”. Në këtë operacion në pranga u vunë 9 persona dhe disa të tjerë ende në kërkim, ndërsa e konsideruar “Lady Xhihad” nga media italiane Maria Giulia Sergio ishte në krye të kësaj celule. 25 vjeçarja rezultonte e martuar me Aldo Kobuzin të riun nga Lushnja i cili sipas hetuesve shërbeu si pikëlidhje për celulën terroriste të ndërtuar më pas nga shqiptarët.