Terrorizmi – Emrat e të gjithë shqiptarëve të dëbuar nga Italia Prej 1 janarit 2015 deri më sot 5 shtetas shqiptarë, 5 kosovarë e 3 maqedonas janë dëbuar nga territori italian me akuzën e aktivitetit terrorist, si predikues e fanatikë të islamit radikal.

Mediat italiane kanë zbardhur sot listën me emrat e 115 personave të cilët me urdhër të Ministrit të Brendshëm Anxhelino Alfano janë dëbuar nga Italia si persona të rrezikshëm për sigurinë në vend, e përkrahës të ideoligjisë xhihadiste. Shumica e tyre jetonin prej disa vitesh në Itali, të punësuar e të pajisur me dokumenta të rregullta qëndrimi. Radikalizimi i tyre ka ardhur përmes internetit apo me anë të kontakteve me rekrutues xhihadist mes të cilëve spikat emri i imamit Bilal Bosnic i cili ka vizituar disa herë territorin italian. Në këtë listë gjënden emrat e të gjitha atyre personave që prej 1 janarit të 2015 e deri më sot kanë marrë urdhërin e dëbimit, firmosur nga Ministri i Brendshëm italian duke u shoqëruar menjëherë në aeroportin më të afërt për t’u rikthyer në vendin e tyre të origjinës. Mungojnë në këtë listë emrat e shtetasve të huaj apo italianë, të cilët janë në masë ndalimi nga drejtësia italiane deri në pritje të përfundimit të një procesi gjyqësor, apo dhe persona të tjerë të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane e që aktualisht luftojnë në territorin sirian. Të tillë janë shqiptari Aldo Kobuzi, nëna e tij Donika Kobuzi, motra e tij Serjola Kobuzi, e bashkëshortja italiane Maria Giulio Sergio. Ndërsa familjarët e tyre Marianna Sergio, Sergio Sergio, Baki Coku e Arta Kacabuni janë në pritje të gjykimit nga autoritetet italaine. Lista e shtetasve shqiptarë, kosovarë e maqedonas të dëbuar nga Italia: Bledar Ibrahimi, shqiptar rezident në Pozzo d’Adda – Milano. Hetimet e investigatorëve italianë kanë vërtetuar se gjëndej mjaft pranë ideologjisë xhihadiste e synimin për t’iu bashkuar forcave ushtarake të ISIS. Saimir Hidri ose Sajmir, shqiptar rezident në Ferrara. Në kontaktet telefonike të tij janë vërtetuar biseda me disa emra të njohur foreign fighters. Alban Elezi, shqiptar rezident në Brescia. I hetuar për tentativë aktiviteti me qëllim terrorist. Adrian Kollcaku, shqiptar rezident Città di Castello – Perugia. Sipas hetimeve italiane ishte dalluar brenda komunitetit mysliman lokal për vizionin e tij radikal të fesë islame. Jasmin Kollcaku, shqiptare rezident në Città di Castello – Perugia. Së bashku me bashkëshortin rezulton e përshirë në aktivitetin e përhapjes së mesazhit ekstremist të fesë islame. Resim Kastrati, kosovar rezident në Cremona. Po përpiqej t’i bashkohej luftës në Siri e në rrjetet sociale kishte brohoritur atentatit terrorist në revistën franceze Charlie Hebdo. Ajeti Muhabi, kosovar reezident në Grosseto. Në rrjetet sociale shprehte hapur mbështetjen e tij ndaj ideologjisë së ISIS e në facebook postonte materiale me propagandë xhihadiste e fjalime të Abu Bakr Al Baghdadi. Mevait Kokora, kosovar rezident në Casole d’Elsa – Siena e Udine. I dyshuar se ishte pjesë e një grupi radikal ku merrnin pjesë persona me origjinë ballkanike. Valmir Bytyqy, kosovar rezident në Milano. Inteligjenca italiane ka vërtetuar afërsinë e tij me ideologjinë xhihadiste. Ismail Imishti, kosovar rezident në Brescia. Burimet e shërbimeve sekrete italiane e identifikojnë si financues e mbështetës i muxhahedinëve për t’i nisur drejt vendeve të luftës. Zija Bakija, maqedoans reezidentt në Grosseto. Dyshohej se po përgatitej të kryente një aksion terrorist në territorin italian. Arslan Osmanoski, maqedonas rezident në Pordenone. Mjaft radikal e frekuentues i qëndrës islamike të Pordenone, i përdorur si vend takimi me imamin ekstremist boshnjak Bilal Bosnic. Redjep Ljimani, maqedonas rezident në San Zenone degli Ermellini – Treviso. I dëbuar për pikëpamjet e tij ekstremiste islamike.

Artikulli paraprakDAVID CAMERON JEP DOREHEQJEN EDHE SI DEPUTET
Artikulli tjetërGAZETA ZVICERIANE “BLICK”PUBLIKON 10 SHQIPTARET ME TE FAMSHEM NE BOTE