Departamenti i Antiterrorizmit i Policisë Italiane ka vendosur masën e mbikqyrjes speciale për rrezik terrorizmi ndaj një shtetasi shqiptar rezident në provicën e Barit.

Në celularin e tij janë gjetur imazhe e video të aksioneve terroriste të ISIS shoqëruar me komentet e tij se “terrorizëm i vërtetë janë qeveritë perendimore”. Gjithashtu në kompjuter i janë gjetur fotografi të tij me armë në duar apo postime në rrjete sociale pro atentateve terroriste në Paris, si dhe një video të intevistës së fondamentalistit anglez Anjem Choudary në të cilën kërcënon Italinë duke proklamuar se luftëtarët e ISIS shumë shpejt do të mbërrijnë në Romë. Kreu i sektorit të parandalimit në Gjykatën e Barit, Franceska La Malfa, duke konsideruar rrezikshmërinë e shtetasit shqiptar ka marrë vendimin e vendosjes së masës së mbikqyrjes speciale ndaj tij për dy vjet rresht, duke i tërhequr pasaportën si dhe të gjitha dokumentet e tjera të identifikimit, si dhe moslejimin e largimit nga komuna e tij e rezidencës në provincën e Barit.

Artikulli paraprakKAPET GOMONIA ME 1 TON KANABIS, NË PRANGA DY SHQIPTARË
Artikulli tjetërDËMSHPËRBLIMET, BANORËT E OBOTIT NË PROTESTË