Policia franceze ka qëlluar për vdekje njeriun që besohet se hapi zjarr në tregun e Krishtlindjeve të Strasburgut, u kanë thënë burime të policisë gazetarëve.
Cherif Chekatt ishte në arrati që nga sulmi të martën në mbrëmje.
Tre vetë kanë vdekur nga të shtënat dhe disa të tjerë u plagosën rëndë.
France Info raportoi se Chekatt u vra nga policia pasi u gjet i fshehur në një depo në zonën Meinau të qytetit.