Inspektoriati i Mjedisit në Shkodër do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle gjatë sezonit turistik në mënyrë që territory të jetë sa më i pastër.

Një gjë të tillë e bën të ditur kryeinspektori i mjedisit në Shkodër Edmond Tërthorja sipas të cilit është e rëndësishme që qyteti i Shkodrës por edhe zonat e tjera turistike duhet të jenë të pastra për të krijuar një imazh sa më të mirë tek të huajt. Tërthorja shprehet gjitashtu se gjoba e vënë para pak ditësh ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi për mosmenaxhim të territorit nga mbetjet është edhe një presion pozitiv në prag të sezonit turistik. Shkodra ka një numër të lartë turistësh gjatë sezonit ndaj edhe kërkohet që të merren masat e duhura për një mjedis sa më të pastër.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, ANGAZHIMI I POLICISË BASHKIAKE
Artikulli tjetërPRELË DAKA: S’KEMI LIDHJE ME VRASJEN E ARTAN CUKUT