Mbetjet në 5 bashkitë e qarkut Shkodër vazhdojnë që të jenë një problem shqetësues për Inspektoriatin e Mjedisit.

Kryeinspektori Edomnd Tërthorja shprehet se me rritjen e nivelit të ujërave që ishte dhe që mund të përsëritet del në pah edhe problematika e mbetjeve në brigjet e lumenjve apo liqenit. Për 3 prej bashkive që nuk kanë kontratë me landfillin e Bushatit që janë ajo e Malësisë së Madhe, Pukës dhe Fushë Arrësit do të përcaktohen disa vendepozitime për shkak se këto bashki nuk kanë mundësi të bëjnë kontrata me landifillin. Vendepozitimet për tre bashkitë do të jenë në dalje të qyteteve larg zonave të banuara tregon Tërthorja. Vendepozitimet është një zgjidhje që rikthehet për pak vite duke dështuar në menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Artikulli paraprakLINJA E TENSIONIT TË LARTË RREZIKON BANORËT
Artikulli tjetërPLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR NË MALËSINË E MADHE