Gjiganti Tesla ka prezantuar katërçikletën ‘Tesla Cyberquad” vetëm për fëmijë dhe ka arritur ta shesë atë në një rekord kohor.

Cyberquad në shitje për tregun amerikan vetëm ditët e fundit është në fakt vetëm një automjet i krijuar për fëmijë.

‘’Tesla Cyberquad’’ është i pajisur me një bateri 36 Volt, e cila lejon një shpejtësi maksimale prej 16 km/h e cila mund të kufizohet në 8 duke shtypur një buton.

Gama e baterisë, nga ana tjetër, është 25 km. Mini-automjeti përmban goma me ajër të kompresuar, një kornizë çeliku të salduar, pezullim të rregullueshëm dhe frenim të diskut të pasmë.

Dizajni riprodhon besnikërisht atë të projektit origjinal Cyberquad, prej të cilit ruan gjithashtu teksturën e fenerëve.

‘’Cyberquad for Kids” kushton 1 900 dollarë dhe tek blerësit nuk dërgohet plotësisht i montuar. Udhëzimet e montimit të Tesla tregojnë rreth njëzet pjesë të ndryshme që duhet të montohen pasi kutia të merret në shtëpi.

Artikulli paraprakAKSIDENT, MAKINA PËRPLAS MOTORIN, PLAGOSET 20-VJEÇARI
Artikulli tjetërKOHA KA MBETUR NË “VEND” PËR MONICA BELLUCIN, DEKLARATA E AKTORES SË NJOHUR: DUA TË PLAKEM E BUKUR!