“Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk ka treguar shenja parregullsish pas një provimi kognitiv dhe është në shëndet të shkëlqyeshëm”, thotë doktori i Shtëpisë së Bardhë. “Nuk kam shqetësime në lidhje me aftësitë e tij njohëse apo funksionet neurologjike”, tha Ronny Jackson të martën. Javën e kaluar, z. Trump iu nënshtrua një provimi 3 orësh në kontrollin e tij të parë mjekësor që kur u bë president i SHBA.

Ky kontroll vjen pas botimit të një libri të diskutueshëm, që nxiti spekulime rreth shëndetit mendor të presidentit. Duke folur me gazetarët gjatë një konference të Shtëpisë së Bardhë të martën, Dr. Jackson tha se shëndeti i përgjithshëm i presidentit ishte “i shkëlqyer”. “Të gjitha të dhënat tregojnë se presidenti është i shëndetshëm dhe do të mbetet kështu gjatë kohëzgjatjes së presidencës së tij,” tha ai. 

Artikulli paraprakGJURIÇ: NUK KA VAZHDIM TË DIALOGUT DERISA TË MARRIM PËRGJIGJE PËR VRASJEN E IVANOVIÇ
Artikulli tjetërAKSIDENTI TRAGJIK, NDËRRON JETË AKTORJA 29-VJEÇARE