Rezultatet e testimit të infermierëve të spitalit rajonal të Shkodrës mund të keqpërdoren nga Ministria e Shëndetësisë. Ëshë presidenti i urdhërit të infermirëve Imir Hoxha ai i cili në biseda më shumë infermier ka mësuar se këto të fundit kanë një lloj frike se rezultatet mund të tjetërsohen me qëllim për t’i dëmtuar ata.
Duke folur për testimin e infermierëve që u zhvillua në Shkodër, Hoxha shprehet se Ministria e Shëndetësisë nuk është treguar e kujdesshme dhe nuk ka dhënë informacionin e duhur.Nga spitali rajonal i Shkodrës janë 300 infermier që janë testuar ndërkohë që Hoxha thotë se janë marrë masa që pavionet e spitalit të kenë mjaftueshëm infermier në oraret e testit.Që nga momenti i parë kur ministria e shëndetësisë ka vendosur për të bërë këtë test për infermierët urdhëri i infermierit jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë ka qenë kundër për shkak se abuzimet mund të jenë të mëdha.