GALIQI: KY TESTIM NUK ËSHTË I NEVOJSHËM, SHËNDETËSIA KA PROBLEME TË TJERA. Testimi I mjekeve ka qene ne fokusin e emisionit te radhës Tonight ne Star Plus. Nen drejtimin e gazetarit Mirsad Sylja, I ftuar I radhës ka qene një nga emrat e njohur te bluzave te bardha ne Shkodër, mjeku I njohur Gezim Galiqi. Por gjate kësaj bisede ka pasur edhe intervista te bluzave te bardha te cilët kane shprehur opinionin e tyre pro dhe kundër këtij testimi I cili është vendosur si kusht nga ministria e shëndetësisë.
Gjate kesaj bisede, DR Gezim Galiqi është shprehur se ky testim nuk është I nevojshëm për momentin pasi shëndetësia ka te tjera problematika për momentin. Te ftuarit e tjerë, jo ne studio por nëpërmjet intervistave te marra nga Star Plus kane dhëne opinionin e tyre ndaj këtij vendimi I cili ne dukje është I padrejte ndaj eksperiencës se vete mjekeve dhe infermiereve.